Si temë diskutimi ishte mundësia për përmirësimin e gjendjes së mjedisit jetësor në komunën tonë. Gjegjësisht si projekte konkrete infrastrukturore u diskutuan: Faza e dytë e ndërtimit të ujsjellësit që do të përmirësoj furnizimin me ujë të pijshëm për vendbanimet: Rashçe, Kopanic, Bojanë, Bukoviq dhe Llaskarcë.
Projekt tjetër i rëndësisë së veçantë për të cilin diskutuam ishte Ndërtimi i shtratit të “Rekës” bashkë me kolektorin për mbledhjen e ujërave fekal, që kalon nga vendbanimi Bojanë dhe shkon deri në lumin Treska.
Komuna e Sarajit do të vazhdoj edhe më tej bashkëpunimin me institucionet për realizimin e projekteve që për qëllim kanë përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.