Debat për IPA-fondet

Saraj, 25 shkurt- Ministria e pushetit lokal sot në Komunën e Sarajit ka filluar projektin për informimin e qytetarëve me mundësitë për shfrytëzimin e IPA, fondeve të Bashkimit Evropian. Në takimin e cili u mbajt në komunën e Sarajit qytetarët associacionet e ndryshme qytetare dhe afaristët drejtpërdrejtë nga Ministri i pushtetit lokal Musa Xhaferi dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian janë informuar me  mundësitë për shfrytëzimin e këtyre fondeve.  “Deri në vitin 2013 Maqedonia ka në dispozicion shfrytëzimin e 300 milion eurove nga IPA, fondet e BE-së. Infrastruktura, zhvillimi rural, turizmi malor dhe bashkëpunimi ndërkomunal janë degët ku ne si komunë planifikojnë të investojnë një pjesë të madhe të mjeteve financiare nga fondet IPA të BE-së, Ne vlerësojmë se këta  degë janë  shumë e rëndësishme dhe me mjetet financiare nga Brukseli ne mund të bëjmë një hap konkret në zhvillimin e komunës tonë por edhe të bizneseve private",ka thënë kryetari i Sarajit Blerim Bexheti, sipas të cilit komuna që drejton ai është duke hartuar projekte për zhvillim komunal.  “Ne si pushtet local kërkojmë nga pushteti qendrorë që të meret pak më teper me përgaditjen e kuadrit professional për të fituar fondet Evropiane. Duke pasur parasyshë se pjesa më e madhe e banorëve të Komunës tonë meren me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore më lejoni që kryesisht të përqëndrohem në shfrytëzimin e Fondeve IPARD, e cila paraqet hyrje në fondet e Bashkimit Evropian të dedikuara për ndihmë financiare në bujqësi, të qëndrueshme dhe zhvillim rural të fokusuar në implementimin e BE-së në marëdhënie të politiksë së përbashkët bujqësore dhe politikave konkurente për bujqësi të qëndrueshme bashkësi të forta rrurale dhe ambiente jetësore rrurale”ka thënë Bexheti.   

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}