Debat publik për realizimin e projektit të Sistemit të Ujitjes që kalon në venbanimet Shishovë, Gërçec dhe Krushopek.

Debat publik për realizimin e projektit të Sistemit të Ujitjes që kalon në venbanimet Shishovë, Gërçec dhe Krushopek.
Sot në prezencë të Kryetarit z.Blerim Bexheti ,banorëvе nga vendbanimet që i përfshin ky projekt, Drejtorin e Ekonomisë së Ujërave Isni Jakupi dhe administratën e komunës së Sarajit, gjegjësisht sektorit për urbanizëm dhe inspektorati për mbrojtjen e ambientit jetësor u prezentua në detaje Fizibiliti studimi për sistemin e ujitjes dhe kishte debat publik ku të gjitha palët kishin mundësi që të japin mendimet e tyre në lidhje me realizimin e projektit.
Në vazhdim vijon përgaditja e dokumentacionit teknik të projektit bazë dhe projektit urbanistik ku më pas do të kryhet edhe revizion për të njejtin dhe në fund të fillojnë edhe punimet konkrete në teren.