Dhurata për nxënësit e shkollave të Sarajit

Komuna e Sarajit në mënyrë solemne ka bërë shpërndarjen e dhuratave (paketave),  për vitin e ri për  nxënësit e klasave të  para në    gjitha  shkollat fillore që gravitojnë në komunën e Sarajit.   Dhuratat janë shpërndarë nga vet kreu i kësaj komune  z. Blerim Bexheti, i cili ka përgëzuar nxënësit për sukseset e aritura dhe ka inkurajuar ata që edhe në të ardhmen të punojnë në edukimin dhe ngritjet e tyre të mëtejme .Komuna e Sarajit me rastin e festës së vitit të Ri 2011, ka ndarë gjithsej 700 paketa për të gjithë nxënësit e klasave të para në të gjitha shkollat fillore që gravitojnë në komunën e Sarajit.