Dy Shkollat periferike “Sami Frashëri”, në vendbanimin Shishovë dhe “Bedri Tair”, Sfillare e Epërme, në prag të fillimit të sezonit të dimërit janë instaluar sistemi I nxehjes qendrore

Dy Shkollat periferike “Sami Frashëri”, në vendbanimin Shishovë dhe “Bedri Tair”, Sfillare e Epërme, në prag të fillimit të sezonit të dimërit janë instaluar sistemi I nxehjes qendrore

 

Dy Shkollat periferike “Sami Frashëri”, në vendbanimin Shishovë dhe “Bedri Tair”, Sfillare e Epërme, në prag të fillimit të sezonit të dimërit janë instaluar sistemi I nxehjes qendrore, nga ana e Komunës së Sarajit.

Kryetari I komunës Blerim Bexheti, ka vizituar Shkollën Fillore “Sami Frashëri” në Shishovë, ku me këtë rast, Bexheti është shprehur se komuna e Sarajit angazhohet për përmisimin e infrastrukturës arsimore në çdo vendbanim, duke krijuar kushte më të mira dhe më cilësore që procesi edukativo arsimor të zhvillohet sa më mirë.

Investimi realizohet nga Komuna e Sarajit dhe Byros për Zhvillim Regjional, me investime kapital të barabartë.
Në kuadër të këtij projekti me nxehje qendrore janë bërë edhe Shkollat fillore në Gllumovë dhe Arnaqi, në projektin e radhës do të përfshihen Shkollat Fillore në vendbanimin Kopanicë “ Drita” dhe Llaskarcë “Ibe Palikuqi”.