Komuna e Sarajit në bashkpunim më Qendrën Kulturore në kuadër të qytetit të Shkupit “Koco Racin”, ka organizuar eko hepening me rastin e ditës së pranverës.
Me këtë rastë të gjithë nxënësit e shkollave fillore, nëpërmjet panove që mbanin dhe viozatimeve të ndryshme, jepnin mesazhin për mbrojtje të ambientit jetsorë, nga ndotjet e ndryshme. Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati tha se Komuna e sarjit cdoher do të përkrahë nisma të tilla të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për mbrojtjen e ambinetit jetsorë.
“Cdo herë do të jemi në mbështetje të ideve produktive dhe ngritjen e vetëdijes të qytetarëve për mbrojtjen e ambientit jetsorë dhe kët përvojë do ta pasurojmë me forma të ndryshme. Besojë që mesazhi I këtij aktiviteti jepet nëpërmjet panove qëi mbajnë nxënësit e shkollave. Në si Komunë në kuadër të këtij aktiviteti do të mbjellim edhe disa fidane në teritorin e Komunës së Sarajit”, deklaroi Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati.
Nxënësit e shkollave në kuadër të qytetit e Shkupi defilenë e filluan nga parku I “Sarajit”, deri tek shkolla fillore “Dituria”, në Saraj. Me këtë rastë ishte organizuar edhe një manifetsim kulturor dhe artistik, ku nxënësit lexuan disa poezi për pranverën, kurse shoqritë kulturore-artistike të pranishmit I argëtuan me valle popullore.
Kjo është hera e dytë që Komuna e Sarjit organizon eko-hepening me rastin e ditës së pranverës.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}