Tetov, 23 korrik-Në një ceremoni solemne, në Tetovë në prezencë të Kryetarit të kompanisë z. Lazim Destanit dhe Kryetarit të Komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti, kompania Ekolog tre komunave shqiptare të Sarajit, Tetovës dhe Gostivarit, u ndau nga një kamion për grumbullimin e mbeturinave. Me ndihmën e kamionëve të specializuar, tanimë komunat me një efikasitet më të lartë do të mund të përballën me organizimin e grumbullimit dhe transportin e mbeturinave. Kamionët janë të përshtatshëm për qarkullim, nëpër mjediset urbane dhe komunat munden menjëherë t’i vendosin në funksion. Duke elaboruar qëllimin e këtij donacioni, z.Destani potencoi se këta tre kamionë, që ne i dhurojmë sot janë, pikërisht që do t’u shërbejnë qytetarëve tanë për shmangien dhe bartjen e mbeturinave, nëpër pika të caktuara. “Me këtë dhuratë nga ana jonë, kemi bindjen se e ndihmojmë gjendjen e vështirë financiare që kanë komunat në buxhetin e tyre. Kamionët janë shumë të përshtatshëm për këtë natyrë pune dhe të pajisur me mekanizma, që u përgjigjen kërkesave të kohës. Që nga ky moment, ata u takojnë qytetarëve të Tetovës, Gostivarit dhe Sarajit”, deklaroi Presidenti i Ekologut z. Destani. Kryetari i Komunës z. Blerim Bexheti , në emër të qytetarëve falenderoi familjen Destani, duke i përgëzuar për humanitetin e tyre”Në emër të komunës dhe banorëve të Sarajit, shpreh falenderimet e mija ndaj kompanisë dhe familjes tuj për këtë akt human, për të cilin banorët e Sarajit do tju jenë mirënjohës gjatë të jetës”ka deklaruar kryetari i Sarajit , Blerim Bexheti. Donacioni i kompanis Ecolog për tre komunat shqiptare arin shumë prej 300 mijë dollarëve amerikan.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}