Ekspeditë ndërkombëtare në shpellën “Vrello”

Ministria  e Ekonomisë do të mbështesë ekipet nga Itali, Belgjika dhe ato vendore të pulumbarëve, në misionin e tyre, në zhytjen nën ujore në shpellën “Vrello”, në Matkë. Kohë më parë ekipet e pulumbarëve janë zhytur në një thellsi prej 212 metra, ata tani duan që të arrijnë rekordin dhe shpellën “Vrello”, ta shpallin si shpella më e thelle nën ujore në botë.

 

Kryetar i Komunës së Sarajit Bekim Murati u shpreh se territori i Komunës së Sarajit posedon shumë pasuri natyrore dhe kjo ndikon që Saraji të bëhet një atraksion për turizëm dhe investitor. 

“Ne si komunë jemi duke bërë planin për zhvillimin e turizmit dhe shpresojmë se këto pasuri natyrore që i posedon Komuna e Sarajit janë  një atraksion i vërtet për vizitorët jo vetëm vendor por edhe për ata botëror. Komuna e Sarajit me potencialin dhe kapacitetet që i posedon, në pasurit natyrore, shpresoj se jo vetëm në tërheqjen e vizitorëve por edhe të investitorëve“, thotë Bekim Murati, Kryetar i Komunës Saraj.

Ministri i ekonomisë Valonë Saracini vizitoi ekipet dhe i siguroi për mbështetje. 

“Ky vend ku ndodhemi sot është vend unikat turistik në rrethinën e Shkupit, si në aspektin kulturor por edhe në aspektin e pasurive natyrore siç është edhe shpella “Vrello”. Deri më tani rekordi është 212 metra thellësi nën ujë. Këto ditë besojmë se ekipet italiane dhe ekipet tona do të arrijnë rekordin që të hyjnë në një thellësi më të madhe. Dhe në këtë mënyrë shpella “Vrello”, të shpallet si shpella më e madhe në botë”, tha Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë.

Shpella “Vrello”, supozohet se është e thellë 330 metra, nëse vërtetohet kjo thellësi, atëherë mund të thyhet rekordi botëror në zhytje në shpellat nënujore, i cili është 282 metra.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}