Filloi legalizimi i pronave në Komunën e Sarajit

Në komunën e Sarajit ka filluar procedura për legalizimin e pronave pa leje. Sektori për urbanizëm pranë komunës ka ndërmarr të gjitha hapat për mbarëvajtjen e këtij procesi. Me qëllim të informimit sa më të mirë dhe të drejtpërsëdrejti të qytetarëve, komuna jonë është duke vizituar të gjitha vendbanimet në të cilën qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë njoftohen me përparësitë dhe mundësinë për legalizimin e pronave të tyre.

Sasia e pagesës për verifikimin e statusit juridik , për objektet të cilat janë të dedikuara për banim dhe  shtëpitë individuale, arin shumën e një euros për 1m katrorë, nga hapësira e ndërtuar.

Të gjithë qytetarët e Komunës së sarajit të cilët dëshirojnë ti legalizojnë objektet e tyre do të duhet të posedojnë këto dokumente:


–    Vërtetim për nënshtetësi të RM-së për persona fizik,ndërsa për personat juridik  certifikatë nga regjistri qendrorë
–    Vërtetim për kyçje në infrastrukturën siç janë , fatura për pagesën e energjisë elektrike, ujin etj, ndërsa në rast se objekti nuk posedon infrastrukturë ,        deklaratë të verifikuar  nga noteri me të cilën do të vërtetohet se objekti është ndërtuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji.
–    Elaborat gjeodezik, për (matjen), e parcelës, kadastrale dhe ndërtimore , si dhe skicë nga objekti i paligjshëm , i cili përmban skicë të matjes kadastrale dhe ndërtimore të parcelës dhe skicë për matjen e sipërfaqes të objektit pa leje.
–    Listë poseduese , për tokën në të cilën është ndërtuar objekti pa leje
–    Projekt për situatën faktike për objektin , e përpunuar nga persona juridik me licencë adekuate për projektim , megjithatë ne si parti do të kërkojmë që kjo pikë apo kjo kërkesë të hiqet, sepse mendojmë se me këtë qytetarëve ju jepet një obligim dhe harxhime shtesë .

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}