Filloi Olimpiada shkollore”Saraj 2009”

Saraj 5 qershor 2009-Kryetari i Komunës Blerim Bexheti, në fjalimin e tij përpara nxënësve që marin pjesë në Olimpiadën shkollore ka shprehur gadishmërinë e institucionit që drejton ai që ky manifestim tradicional të zgjërohet dhe vitin e ardhshëm ky manifestim të ketë karakter rajonal , ku  nxënësit e më shumë Komunave do të garojnë me dituritë  dhe shkathtësitë në disciplinat sportive. “Manifestimi tradicional “Olimpiada Shkollore “ është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Komunën tone. Kontributi në dituri dhe në sport është investim në ardhmërinë tonë.  Ne nuk do ti ikim aspak rolit të Komunës për ngritjen e vetëdijes për sportin dhe diturinë , përkundrazi ne do të jemi gjenerator i cilësisë kualitetit dhe ngritjes së vetëdijes për arsimin”ka thënë Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti. Ai ka premtuar se programi i tij zgjedhor do të zbatohet me përpikshmëri  i gjithë prgrami ygjedhorë.”Organizimi i nxënësve dhe rinisë është prioritet në programin tonë komunal . Ju poremtoj publikish se do ta keni mbështetjen tonë në të gjitha projektet tuaja për  yhvillimin e arsimit. Ashtu siç kemi paraparë me programin tone së shpejti do të fillojë edhe  ndërtimin e  sallave  dhe tereneve sportive në të gjitha shkollat që gravitojnë në Komunën e Sarajit “ka thënë, Kryetari i Komunës Blerim Bexheti.  Olimpiada filloi më 5 qershorë, ndërsa do të përmbyllet të dilen më 7 qershor me garat në disciplinat sportive. Komuna e Sarajit për të gjithë pjesëmarësit në Olimpiadën shkollore ka paraparë edhe shpërblime . Për vendet e para dhe të dyta do të ndahen medalje, ndërsa për nxënësit që do të fitojnë vendin e tretë do të ndahen diploma. Komuna e Sarajit për të gjithë fituesit e Olimpiadës do të organozojë ekskurzion dyditorë në qytetin e Strugë.

Agjenda e Manifestimit:

Më 6 qershorë (e shtunë), me fillim në ora 9:00 do të mbahen garat në futboll dhe volejboll, më 7 qershorë(e diel), me fillim në ora 9:00 do të mbahen garat në vrapim kërcim, dhe gjysmëfinalja dhe finalja  në futboll dhe volejboll, ndërsa shpallja e fituesve do të bëhet të dilën më 7 qershorë në orën 14 në qendrën rekreativo-sportive Saraj.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}