Saraj, 1 nëntor-Në prezencë të Kryetarit të Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti, zëvendëskryeministrit Abdylhaqim Ademi dhe Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakiveski në tre vendbanime të Komunës së Sarajit ka filluar realizimi I projektit për kanalizimin fekal . Në këtë projekt janë përfshirë tre vendbanimet e Sarajit Shishova , Gllumova dhe Gërçeci.”Kanalizimi fekal i këtyre vendbanimeve është pjesë e projektit për pastrimin e ujrave të zeza në zonën rekreativo-sportive, Saraj –Matkë. Kjo është faza e parë e realizimit të këtij projekti , në fazën e dytë së bashku me qeverinë e Maqedonisë kemi paraparë vendosje e sistemit të kolektorëve në fshtarat Gërçec , Gllumovë , Shishovë, Matkë, Krushopek, Llokë dhe Saraj , me çrast do të mundësohet pastrimi i ujërave të zeza që derdhen në lumin Treska”, ka thënë Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski në fjalimin e tij drejtuar banorëve të Sarajit tha se ky project pritet të përfundojë diku në fillim të vitit 2011, ndërsa mjetet janë siguruar nga buxheti .Për realizimin e këtij projekti Qeveria e Maqedonisë ka ndarë 50 milion denarë respektivisht 800 mijë euro. Realizimi i këtij projekti do të zhvillohet në disa faza, ndërsa punimet priten të përfundojnë në fund të vitit të ardhshëm respektivisht në fillim të vitit 2011. Përveç fillimit të punimeve për kanalizimin fekal për këto vendbanime , në Komunë e Sarajit në rrjedhë e sipër janë edhe disa projekte për kanlizimin e disa lagjeve të Sarajit.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}