Fillon projekti për ndërtimin e tereneve sportive

Fillon projekti për ndërtimin e tereneve sportive

Saraj, 10 qershor 20101-Komuna e Sarajit në Bashkëpunim me ambasadën zviceranë në Shkup, ka filluar projektin për ndërtimin e tereneve sportive nëpër shkollat fillore. Projekti i parë ka filluar sot (e ejnte 10 qersho),  në fshatin Bojanë me çrast në mënyrë solemne kanë filluar punimet për ndërtimin e  fushës së  sportit. Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili ishte i pranishëm tha se ndërtimi i objekteve të reja sportive është një ndër prioritet kryesorë në mandatin e tij. “Në bashkëpunim me Ambasadën zvicrane, sot edhe zyrtarisht kemi filluar realizimin e projektit për ndërtimin e tereneve të reja sportive nëpër shkollat fillore në komunën tonë. Fillimisht kemi filluar në fshatin Bojanë, ndërsa kemi paraparë edhe nëpër vendbanimet Llaskarcë, Kopanicë , Radushë , Lubin dhe Svillare. Punimet nëpër të gjitha shkollat do të përfundojnë deri në fund të mujait gusht ”ka deklaruar Kryetari i komunës, Blerim Bexheti, sipas të cilit Komuna e Sarajit edhe në të ardhmen do ta mbajë epitetin komuna më atraktive për sport dhe rekreim. Në këtë project  përveç  tereneve sportive, është paraparë edhe meremetimi i sallës së sportit  në fshatin Kondovë. Ky projekt përfshin vlerën prej 8 milion denarëve , nga të cilët 6 janë siguruar nga ambasada e Zvicrës, ndërsa me dy million denarë participon komuna e Sarajit. Përveç këtyre projekteve komuna e Sarajit në bashkëpunim me agjencin për rini dhe sport me sukses është duke përfunduar edhe tre projekte të mëdha,  sallën e sportit në Saraj, terenet e tenisit në Shishovë si dhe ndërtimi i stadiumit në fshatin Lubin.       

 

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}