Me ftesë të Muftinisë së Shkupit dhe banorëve të Sfillares së Poshtme,sot kryetari z.Blerim Bexheti kishte nderin që në prezencë të Muftiut Qenan Ismaili, Hoxhallarëve dhe banorëve të mar pjesë në inaugurimin e Xhamisë së rekonstruar në këtë vendbanim.
Komuna e Sarajit si gjithmonë do të vazhdoj edhe në të ardhmen me përkrahjen e këtyre iniciativave për ndërtimin e objekteve fetare në komunën tonë, kuptohet në suaza të kompetencave ligjore.