IP Qendra Ndërkomunale për punë sociale e qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Sarajit , organizoi Ditë të hapur me qytetarët të cilët shfrytëzojnë shërbime të sferës sociale nga QPS.
Në këtë takim qytetarët u informuan direkt për të drejtat e tyre në lidhje me çështjet sociale dhe u prezentuan edhe shërbimet sociale që mund ti shfrytëzojnë në bazë të Ligjit për mbrojtje Sociale , Ligjit për mbrojtje të Fëmijëve dhe norma të tjera ligjore pozitive në RMV.
Në këtë takim ishte prezent edhe drejtori i Qendrës Për Punë dhe Politik Sociale z.Izeir Memedi.