Komuna e Sarajit ka vazhduar me aktivitete e saja në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, kësaj radhe kjo komunë ka filluar projektin për shtruarjen e katër rugicave me pllaka të bekatonit në fshatin Lubin. Ky projekt I cili përfshinë një hapësirë prej 3 mijë metrave katrorë dhe kap vlerën rreth 45 mijë euro, është pjesë e fushatës së komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.Edhe ky investim është pjesë e përbashkët e komunës në bashkëpunim me banorët të cilët në këto investime participojnë me 30 për qind ndërsa komuna mbulon 70 për qind të harxhimeve. Komuna e Sarajit me sukses tanimë ka përfunduar edhe një project tjetër në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me çrast rrugica dhe parkingu I Xhamis më të Vjetër në Saraj , Husein Shah është shtruar me pllaka të bekatonin . Ky project përfshinë hapësirën prej 2 mijë metrave katrorë dhe I njejti është investim i plotë i Komunës së Sarajit. Deri më tani Komuna e Sarajit ka bërë shumë investime nëpër vendbanimet e saja në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Gjatë muajve të kaluara me pllaka të bekatonit janë shtruar shtatë rrugica dhe atë katër në fshatin Rashçe, dy në Kondovë dhe një në Bukoviç, ndërsa deri në fund të vitit me pllaka të betonit do të shtrohen edhe gjashtë rrugica në Saraj, dhe nga një rrugicë në fshatrat Radushë, Semenisht, Bojanë , dhe , Llaskarë. Komuna e Sarajit për këtë project ka ndarë 10 miion denarë. Përveç, instalimit të ndriçimit dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore Komuna e Sarajit, aktivitete e saja i vazhdon edhe në instalimin e rrjetit të kanalizimit fekal , nëpër disa rrugica të Sarajit.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}