Kompletohet kanalizimi fekal në Kondovë

Në vendbanimin Kondovë të Komunës së Sarajit po rrjedhin punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal në një pjesë të këtij vendbanimi, e cila ishte anashkaluar në kohën kur është instaluar sistemi i kanalizimit.

 

Deri më tani, qytetarët e kësaj pjesë të Kondovës kanë shfrytëzuar si zgjidhje alternative derdhjen e ujërave të zeza në një kanal që kalon afër shtëpive, duke rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve.

Me kërkesë të banorëve, Komuna e Sarajit ka filluar punimet për kompletimin e infrastrukturës së kanalizimit në këtë vendbanim, të cilat tashmë thuhet të jenë në fazën finale.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, ka thënë se zgjatimi i kanalizimit ka qenë domosdoshmëri, pasi me të do të evitohen sëmundjet sidomos tek fëmijët e vegjël por dhe të marrin fund erërat që kundërmojnë nga kanali i hapur afër shtëpive.

 “Gjatë fushatës zgjedhore ju premtuam banorëve të kësaj lagje se problemin e tyre me sistemin e kanalizimit do ta zgjidhim dhe tani jemi dëshmitarë se projekti është në realizim e sipër. Me këtë ne mbajmë edhe premtimin e dhënë se në çdo vendbanim do të realizojmë nga një projekt. Ky është një investim i buxhetit të Komunës së Sarajit që kapë një vlerë prej rreth 1 milion denarë, ndërsa gjatësia arrin në 700 metra”, ka deklaruar Murati.

 

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}