Komuna e Sarajit e gatshme, nëse nuk ndëmer masa qyteti I Shkupit për liqenin “Treska”

Kryetari komunës së Sarajit, Bekim Murati u shpreh se nëse qyteti i Shkupit nuk mund të rikonstruojë liqenin atëherë, duhet të lejojë një gjë të tillë ta bëjë komuna e cila tanimë ka të siguruar investitorë të interesuar për rikontruim. Sipas tij tani për këtë objekt i cili është jashtë përdorimit rreth 15 vite duhet një studim i mirëfilltë, ndërsa qyteti planifikon që liqeni të rikonstruohet në bazë të partneritetit publiko-privat.

"Në rast se qyteti i Shkupit nuk mund të investojë dhe nuk mund të kthejë në funksion si para disa viteve, ne si komunë jemi të gatshëm të marrim përsipër plotësisht menaxhimin dhe përmes formave të privatizimit dhe partneritetit publiko privat të gjejmë investitorë të interesuar të cilët vijnë në komunën e Sarajit", u shpreh Bekim Murati, kryetar i komunës së Sarajit.

 

Kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski fajëson shërbimet e qytetit për dështimin e rikonstruimit të liqenit të Treskës në komunën e Sarajit në Shkup. Kryebashkiaku pranon se para tre viteve kishte premtuar rikonstruimin e këtij liqeni duke e ditur se për sanimin e tij nevojiteshin vetëm 30 milion denarë.

"Është e saktë se unë kam paralajmëruar rikonstruimin në bazë të pohimeve të shërbimeve të qytetit të cilat atë kohë më thanë se janë të nevojshme vetëm 30 milion denarë e unë u thash nëse janë në pyetje 30 milion denarë në atë rast qyteti i Shkupit do t’i sigurojë. U munduam atë ta bëjmë, por nuk paska qenë kjo punë ashtu", tha Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.

Këto komente, Trajanovski dhe Murati i bënë në takimin e rregullt me ndërmarrjet publike të cilat punojnë në kuadër të qytetit të Shkupit. Ata me këtë rast u shprehën se ura e cila po ndërtohet në hyrje të Sarajit do të lëshohet në përdorim në muajin shtator. 

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}