Në një ceremoni solemne në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit ka përuruar përfundimin e punimeve të disa rrugëve në këtë vendbanim me çrast disa rrugica të këtij vendbanimi janë shtruar me pllaka të betonit sipërfaqa e të cilit arin mbi një mijë e pesëqind metra katrorë. Ky investim i Komunës së Sarajit është mbështetur edhe nga vet banorët e këtij vendbanimi të cilët kanë participuar me rreth tridhjetë për qind. Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti i cili bëri edhe përurimin e kësaj rruge tha se synimi i tij kryesor do të jetë investimi në infrastrukturë i cili vite me radhë ka munguar nëpër vendbanimet e komunë së Sarajit. Bexheti duke përuruar banorët për mbështetjen dhe bashkëpunimn në realizimin e këtij projekti dhe tha se kjo formë e bashkëpunimit po jep frytet e veta. “Ky është fillimi i projektit që komuna e Sarajit ka planifikuar për këtë vit . Ne si komunë në buxhetin për vitin 2010 kemi paraparë mbi 10 milion denarë për rrugënt lokale dhe besoj se me sukses do ti ktyejm të gjitha punët të cilat i kemi planifikuar për këtë vit. Konform premtimeve tona në fushatën zgjedhore dhe besimit që na e dhanë banorët e këtij vendbanimi ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me realizimin e premtimeve parazgjedhore. Komuna e Sarajit për realizimin e këtij projekti ka mbuluar shtatëdhjetë përqin të harxhimeve ndërsa banorët kanë particiopuar me tridhjetë për qind”,ka thënë Kryetari i komunës, Blerim Bexheti. Banorët e këtij vendbanimi nuk kanë fshehur kënaqësin e tyre pasiqë në vendbanimin e tyre asnjëherë më parë nuk është investura në infrastrukturën rrugore . Komuna e Sarajit me investimet e saja në infrastruktuarë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në realizim e sipër është projekti për rrjetin e kanalizimit në fshatrat Gërçec, Shishovë dhe Gllumovë.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}