Komuna e Sarajit, ka investuar rreth 150 mijë euro, në rinovimin e shkollave fillore

Saraj, 13 tetor-Komuna e Sarajit, në prag të fillimit të vitit të ri shkollorë 2009/2010, ka investuar rreth 150 mijë euro në meremetimin dhe rindërtimin e të gjitha shkollave fillore që gravitojnë në Komunën e Sarajit. Në shkollën  periferike  “Dituria”, në fshatin Gërçec është bërë lyerja e brendshme e objektit shkollorë  si dhe vendosja e pllakave të betonit në oborin e shkollës , ndërsa në fshatin Lubin është bërë lyerja e brendshme, ndërsa punohet në lyerjen e jashtme dhe zgjërimin e   objektit shkollor. Në shkollën fillore qendrore  “Bajram Shabani në Kondovë dhe në shkollën periferike në fshatin Svillare  është bërë lyerja e brendshme dhe e jashtme e objektit. Në shkollën fillore periferike “Drita”në fshatin Kopaniscë është bërë lyerja e brendshme dhe e jashtme, ndërsa janë vendosur edhe dritare të reja. Në shkollën fillore qendrore “Ibe Palikuqa”, në fshatin Bojanë dhe në atë periferike në fshatin Llaskarcë  është bërë lyerja e brendshme, gjithashtu edhe në  Paniçarë  dhe është duke u punuar në lyerjen e jashtme . Në shkollën fillore Qendrore “Emin Duraku” në fashtin Bukoviç është bërë, lyerja e  brendshme  ndërsa  në tre shkollat tjera periferike në Çajlanë dhe Raoviç  është bërë lyerja e brendshme ndërsa është duke u punuar edhe në lyerjen e jashtme. Në shkollën fillore “Sami Frashëri “në Gllumovë, është duke u punuar në lyerjen e jashtme ndërsa në shkollën në Shishovë  është bërë lyerja e brendshme dhe është duke u punuar edhe në lyerjen e jashtme. Në shkollën fillore qendrore “Faik Konica” në Radushë është bërë meremetimi i hyrjes së shkollës, ndërsa në atë periferike në Vorcë është bërë rinovimi i podrumit. Përveç investimeve në objektet shkollore , të gjitha shkollat fillore qendrore janë paisur edhe me banka dhe karike të reja. Komuna e Sarajit në prag të fillimit të vitit të ri shkollorë, Shoqatës humanitare “El Hilal” i ka dhuruar mbi 3000 mijë fletore të cilat më pas do tu shpërndahen fëmijëve    familjeve të skamnorëve.  Komuna e Sarajit gjithashtu ka përfunduar edhe me sukses shpërndarjen e librave për të gjithë nxënësit, e shkollave fillore të Sarajit. Meremetimi i jashtëm i të gjitha objekteve shkollore në pjesën e brendshme ka përfunduar më 1 shtator , ndërsa i pjesës së jashtme është duke vazhdur dhe pritet të përfundojë së shpejti.