Komuna e Sarajit në bashkpunim me Kryqin e Kuq ka shpërndarë njëzet pako ushqimore, për banorët skamnor. Kjo është hera e parë që Kryqi I Kuq I Maqedonisë ndërmer një aksion humanitar në Komunënë e Sarajit. Kryetari I Komunës së Sarjit Bekim Murati me përfaqësuesit e Kryqit të Kuq shpresojnë se ky lloj bashkpunimi humanitarë të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetari Bekim Murati u shpreh se Komuna çdoher ka treguar gadishmëri që të mbështes aktivitete me karakter humanitar.
“Sot kemi nderin që të ndajmë pako sociale për familjet në nevojë. Jemi të vetëdishëm se me këto pako nuk knaqen nevojat e familjeve sociale, por gjithsesi se ata familje që janë përfshirë në këtë aktivitet humanitar, do të zbutin gjendjen e tyre momentale. Ndoshta nevojat janë më të mëdha që t’ju ndihmohet skamnorëve por edhe ky aktivitet sot është mirpritur mirë nga ata që u përfshin. Shpresojmë, që në të ardhmen të përfshihen edhe familje tjera”, deklaroi Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}