Komuna e Sarajit me ndihmë për hendikepët

Saraj 23, qershor-Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Komunën e   Karposhit dhe Shoqata e studentëve dhe të rinjve me hendikep nisi pilot projektin për angazhim të asistentëve personal për student dhe të rinj me hendikep. Ky pilot projekt do të zgjasë deri në tetor dhe do të shtrihet në komunat Saraj dhe Karposh. Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti tha se paraprakisht kjo shoqatë ka bërë bisedime për këtë pilot projekt dhe se është përkrahur menjëherë nga komuna. “Kemi biseduar paraprakisht me drejtuesit e shoqatës së studentëve dhe të rinjve me hendikep dhe vendosëm ta mbështesim pa rezerva. Orientimi në numrin e saktë të personave me hendikep do të vazhdojë në të ardhmen, ndërsa ne si komunë e mendojmë se është e arsyeshme që së bashku me shoqata të tjera joqeveritare të marrim masa që të mundësojmë qarkullimin e lirshëm të personave me hendikep. Shpresojmë që nga faza e parë që është pilot projekti, shumë shpejt të bëhet dhe realizimi i plotë në praktikë.”, tha Bexheti.Në fazën pilot janë angazhuar shtatë asistentë për tre studentë dhe katër nxënës të shkollave të mesme që kanë dëmtime të ndryshme fizike. Pagesa mujore për këta asistentë do të jetë 3373 denarë.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}