Këshilli i komunës së Sarajit, në seancën e fundit për këtë vit kalendarik e ka miratuar Propozim-buxhetin e komunës për vitin 2018. Pro, propozim-buxhetit për vitin 2018 votuan 12 këshilltarë, katër ishin të përmbajtur ndërsa dy ishin kundër.
Në seancë janë miratuar edhe disa dokumente nga sfera e urbanizmit, ndërsa janë shqyrtuar edhe çështje të tjera në kompetencë të Këshillit.
Kryetari I komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, tha se komuna ishte tërësisht transparente dhe e hapur për mendime dhe propozime për buxhetin e komunës për vitin e ardhshëm ku takoi të gjitha grupet e interesit publik në Saraj.
Buxhiti I viti 2018 do të peshojë reth 477.722,000 denarë dhe është një buxhet progresiv dhe zhvillimorë.
Buxheti bazë I komunës është 229 532.000 milion denarë, bllok dotacione 222.140.000 milion denarë, mjete të cilat janë të parapara për shkollat fillore dhe për çerdhen në Komunën e Sarajit. Në buxhetin për vitin 2018 janë ndarë mjete edhe për donacione si dhe për aktivitete vetfinancuese që janë në dobi të qytetarve të komunës.
Pjesa më e madhe e mjeteve është ndarë :
Ndërtim dhe rekonstruim I rrugëve (asfalt dhe bekatona) 47.000.000 milion denarë
Mjete për ndërtimin e poliklinikës në Saraj në vlerë prej 6 milion denarë, kofinacim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shtëpinë e shëndetit.
Këndi për femijë 1. 200.000 milon denarë
Janë paraparë mjete për hartimin e projekteve për rrugë dhe sistemet e kanalizimit fekal
Mbi 50% të mjeteve janë të parapara për investime kapitale në të gjitha vendbanimet në komunën e Sarajit, për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave, ndërtimin e rrjetit sekondar për kanalizim, në vendbanimin Sfillare e Epërme rregullim të rrjetit të ujësjellësit. Gjithashtu janë të planifikuara mjete për sport dhe rekreacion si dhe për aktivitete artistike.
Komuna e Sarajit në planin buxhetor për vitin 2018 ka paraparë mjete për përfundimin e objektit të shkollës periferike në fshatin Semenishtë dhe Cajlan (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}