Komuna e Sarajit ndihmon banorët e Shkodrës

 Me një koncert në Qendrën rekreative ‘Kale’ në Shkup, që do të mbahet të enjten, komuna e Sarajit, Çairt dhe  Studeniçanit bashkë me sektorin joqeveritar do të fillojnë javën e solidaritetit për grumbullimin e fondeve për të ndihmuar banorët e qarkut të Shkodrës, të cilët përjetuan përmbytjet. Në koncert do të marrin pjesë edhe këngëtarë të njohur të trevave shqiptare si dhe ansambleve të vendit.Koncertit do t’i pasojë edhe një aksion për grumbullimin e veshmbathjeve, mjeteve higjienike në komunën e Çairit si dhe lançimin edhe të disa numrave të telefonit, për të dhuruar para.Edhe Shoqata e piktorëve shqiptarë të Maqedonisë, do të grumbullojë fonde nga pikturat që do të shiten këtë javë në ekspozita të ndryshme. Çmimi I biletës  do të jetë simbolik dhe do të arijë  150 denarë.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}