Saraj 11 qershor 2009-Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti të ejten (më 11 qershor 2009), në lokalet e Komunës ka realizuar një takim me shoqatën e pensionistëve të Sarajit me çrast ka nënshkruar një marëveshje për bashkëpunim mes dy institucioneve.Kjo marrëveshje është pjesë e memorandumit të mëparshëm që kanë nënshkruar Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJV), me shoqatën e pensionistëve e cila ka për qëllim ngritjen e cilësisë , kualitetit dhe organizimit sa më të mirë të pensionistëve në Maqedoni.
Kryetari i Komunës z. Blerim Bexheti është shprehur i gatshëm që të ndihmojë këtë kategori të qytetarëve.Ai u ka premtuar pensionistëve se komuna që drejton ai është e hapur për të gjithë qytetarët e sidomos për pensionistët të cilët meritojnë një pension të sigurt. Ai ka thënë se në bashkëpunim me Fondin Pensional, Komuna e Sarajit, do të bëjë çmos që në lokalet e saja sigurojë hapësira për Shoqatën e pensionistëve të Komunës së Sarajit.