Komuna e Sarajit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën humanitare jofitimprurëse “Legis”.

Komuna e Sarajit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën humanitare jofitimprurëse “Legis”.
Në takimin që kishte Kryetari z. Bexheti me Kryetarin e organizatës z. Jasmin Rexhepi dhe kordinatoren e projekteve znj. Nermine Hamidi biseduan për projektet e organizatës dhe aktivitetet të cilat janë të fokusuara kryesisht në ndihmën humanitare dhe ndërgjegjësimin për të ofruar ndihmën e nevojshme.
LEGIS është një organizatë humanitare jofitimprurëse e shoqërisë civile që ofron ndihmën e nevojshme humanitare dhe ligjore për refugjatët, azilkërkuesit, PZHBV-të, migrantët e parregullt dhe të ndaluar dhe njerëzit në nevojë. Gjithashtu “Legis” mori pjesë dhe udhëhoqi shumë fushata, projekte për mbledhjen e fondeve dhe aktivitete vullnetare për komunitetin njerëzor si në nivel lokal ashtu edhe në atë global.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi Komuna e Sarajit brenda kornizave ligjore do të ofrojë mbështetje për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta humanitare dhe projekteve tjera në fushën e rinisë, arsimit dhe kulturës në teritorin e komunës së Sarajit.