Komuna e Sarajit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Univerzitetin për turizëm dhe menaxhment në Shkup dhe pranon 15 bursa për vitin akademik 2022/2023 në dispozicion të komunës.

Komuna e Sarajit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Univerzitetin për turizëm dhe menaxhment në Shkup dhe pranon 15 bursa për vitin akademik 2022/2023 në dispozicion të komunës.
Në takimin që kishte kryetari z. Bexheti me rektorin prof. D-r Ace Milenkovski si dhe përfaqësues tjerë pranë UTMSH nënshkruajtën memorandum bashkëpunimi me të cilin u dakorduan që bashkëpunimi të zhvillohet në disa sfera edhe atë:
• Partneritet në aplikimin e projekteve që janë me interes të përbashkët,
• Realizim i praktikumit për studentë,
• Organizim i eventeve me interes të përbashkët,
• Përmirësim i kapaciteteve të të punësuarve në komunën me realizim të trajnimeve, punëtorive dhe seminareve,
• Përkrahje e ekspertëve nga Universiteti për turizëm dhe menaxhment në Shkup në fushën e ndërtimit dhe krijimit të brendeve atraktive turistike në nivel të Komunës Saraj,
• Vendosje e bashkëpunimit me komuna dhe qytete me të cilat njëra palë tanimë bashkëpunon
•Ndarje e pesëmbëdhjetë bursave për regjistrimin në studimet deri te diplomimi në vitin akademik 2022/2023 në dispozicion të komunës Saraj.