Komuna e Sarajit organizoi Olimpiadën e 16, fitues Shkolla “Sami Frashëri”

Komuna e Sarajit organizoi Olimpiadën e 16, fitues Shkolla “Sami Frashëri”

 

Ka përfunduar me sukses Olimpiada Shkollore “Saraj 2018”në të cilën morën pjesë të gjithë shkollat fillore që janë nën kompetencat e Komunës së Sarajit.

Kjo olimpiadë ishte e 16 me radhè ku u organizuan aktivitete sportive dhe garat e diturisë.

Né mungesé tè kryetarit té Komunës Z. Blerim Bexheti, për shkaqe shëndetësore në hapjen e ditës finale të olimpiadës shkollore ishte prezent kryesuesi i këshillit te Komunës Reshat Ramadani dhe administrata komunale.

“Komuna e Sarajit gjithmonë do të jetë e gatshme të organizoj aktivitete garuese në sferën e arsimit sepse ka nxënës të shkëlqyeshëm, duke pasur mbështetjen tonë dhe punën e palodhshme të mësimdhënësve do të kontribuojmë që kjo olimpiadë të bëhet rajonale”,  u shpreh Reshat Ramadani, kryesues I Këshillit komunal.

Të gjithë pjesmarësmarësve j’u ndau mirënjohje, kurse fituesve, medalje dhe pehar.

Nga grumbullimi i pikëve  prej garave të diturisë dhe garave sportive, shkollat u renditën në vijim:

  1. Sh.F “Sami Frashri” Gllumovë, vendin e parë
  2. Sh.F “Dituria” Saraj, vendin e dytë dhe
  3. Sh.F “Bajram Shabani”, Kondovë vendin e tret.

Komuna e Sarajit për të gjithë  fituesit ka organizuar ekskursion dy ditorë, në qytetin e Strugës.

Olimpiada Shkollore, tani më është aktivitet tradicional që e organizon Komuna e Sarajit.

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}