Komuna e Sarajit, pjesë e aktivitetit ekologjik në Maqedoni

Aktivitete për Ditën e Planetit Tokë janë mbajtur në Komunën e Sarajit nën organizimin e Ministrisë së Ambientit Jetësor me moton “Maqedonia pa mbeturina 2012”.

 Aktivitetet kanë filluar në lokalitetin Matk, Saraj dhe Rashçe, ku Ndërmarja Publike Komunale Saraj, me të punësuarit e saj të shoqëruar edhe me aktivistë të sektorit civil kanë bërë grumbullimin e mbeturinave në këto tre lokalitete.

 Drejtori I Ndërmarjes Publike Komunale të Komunës së Sarajit Qamil Kovaçi tha se kjo nismë është mirpritur dhe është pranuar shumë mirë nga qytetarët në vendbanimet ku I pastruam mbeturinat.

Ai shpresonë se me kët nismë do të ngritet vetëdija e njerzve, dhe të ruhet natyra.

 “Tani vetëm në mënyrë simbolike u fillua nisma për grumbullimin e mbeturinave, në fazën tjetër do të ketë edhe maqineri të rënda, pasi që në disa vendbanime duhet të intervenohet me bulduzer. Në vendbanimet ku vepronë ndërmarja, nuk është situate keq, por më problemë është në disa vendbanime ku nuk veprojmë, duke shpresuar që në të ardhmen të zgjerohemi që ti përfshimë të gjitha vendbanimet për grumbullimin e mbeturinave”, shprehet Drejtori I NPK “Saraj”, Qamil Kovaçi.  

 Në aksion u bashkangjitën përfaqësues nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, nga Forumi rinor arsimor dhe nga disa organizata joqeveritare.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}