Komuna e Sarajit për nxënësit e klasave të para në të gjith shkollat fillore ka shpërndarë paketa, për festat e fund vitit. Aktivitet ky, që praktikohet për cdo vitë dhe që është një motivim simbolik për nxënësit e klasave të para.
Në disa shkolla paketat u ndanë nga kryetari I Komunës Bekim Murati. Ai gjatë shpërndarjes së paketave fëmijëve ju dëshiroi suksese në vijimin e mësimit për vitin e ardhshëm.
“ Dhuratat për Vitin është bërë një praktikë e cila po realizohet për cdo fundë vitë. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe ata në mënyra të ndryshme duhet të mbështeten nga ne si institucion komunal”, u shpreh Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati.
Në shkollat fillore të Komunës së Sarajit në klasë të parë regjistrohen gjithsej reth 650 nxënës.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}