Komuna e Sarajit shpërndanë vendime pune për të punësuar në çerdhen ‘Filizi’

Komuna e Sarajit shpërndanë vendime pune për të punësuar në çerdhen ‘Filizi’

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka shpërndarë vendimet e punës për disa të punësuar në çerdhen ‘Filizi’ në Saraj.
Në fazën e parë vendime kanë marrë një edukatore dy përdhelëse dhe një kuzhiniere.
Sipas Bexhetit kjo është vetëm faza e parë e dhënies së vendimeve të stafit të kësaj çerdhe dhe institucionet tjera të cilat veprojnë në kuadër të komunës së Sarajit.
“Ky është vetëm fillimi i dhënies së vendimeve për të punësuarit në institucionet që veprojnë në kuadër të komunës tonë sepse ne nuk do të ndalemi me kaq, por të gjithë të punësuarve me kontratë në vepër do të mundohemi t’u japim vendime pune“ , ka thënë Bexheti
Bexheti me këtë rast stafit të çerdhes ‘Filizi’ në Saraj u’a ka urua marrjen e vendimeve duke u dëshiruar punë të palodhshme në të ardhmen.