Komuna e Sarajit vazhdon investimet në infrastrukturë

Shkup, 25 prill – Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti vizitoi fshatin Rashçe,  për të monitoruar rrjedhën e aktiviteteve ndërtimore të disa rrugëve të cilat janë në planin vjetor të Komunës. Kryetari i Komunës së Sarajit shprehet se ky projekte kushton më shum se 20 mijë euro, dhe se për momentin janë shtruar me pllaka bekatoni 2200 metra katrorë. Shumë rrugë veçmë janë lëshuar në përdorim.“Jemi ne vizitë të punimeve duke pasur parasysh se ende vazhdojnë punimet, bëhet fjalë orientimisht për 2200metra katrorë varësisht prej punëve shtesë që do të dalin. Bëhet fjalë për projekt që kushton mbi 20 mijë euro. Ky është investimi i dytë i këtij lloji këtu në Rashçe dhe konform programit tonë vjetor vazhdojmë nëpër të gjitha vnedbanimet që gjithnjë e më tepër të investojmë në infrastrukturë”, deklaroi kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.Banorët e fshatit Rashçe përshëndesin realizimin e këtyre projekteve.“E përshëndesim punën e kryetarit Bexheti. Erdhi koha ku mund të themi se kushtet jetësore i kemi gati si në qytete”, deklaroi një banor i Rashçes.“Këto objekete që tash po ndërtohen janë dëshmi se njerëzve u sigurohet standard Iinjëjtë me qytetin dhe kushte per jetesë normale si në qytet prandaj ne jemi shum të kënaqur nga ky projekt i madh që është realizuar këtu”, deklaroi një banor tjetër.
Banorët shprehen se me padurime presin që të përfundojë puna me rrugën  e dytë e cila  e lidh një pjesë të fshatit me shkollën.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}