Kondovës i sigurohet rrjet i plotë kanalizimi

Kanë përfunduar punimet për instalimin e një pjese të mbetur të rrjetit të kanalizimit fekal në fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit.

Sot është bërë në mënyrë solemne funksionalizimi i plotë i këtij rrjetit të kanalizimit, i cili deri para fillimit të realizimit të projektit në fjalë, nuk përfshinte një pjesë të fshatit, duke përbërë kështu problem dhe rrezik për shëndetin e banorëve të asaj zone.

Kryetari i Komunës, Bekim Murati, ka deklaruar me këtë rast se ky projekt me të cilin u ndërtuan 700 metra rrjet kanalizimi, është investim i plotë i  Komunës së Sarajit, shuma e të cilit kap vlerën prej 1 .5 milion denarë.

“Komuna Saraj vazhdon me përmirësimin e kanalizimeve  nëntokësore. Ky është një investim të cilin e ka financuar në tërësi Komuna e Sarajit. Pas mbarimit të këtij projekti, kemi paraparë gjithashtu të fillojmë  edhe me ndërtimin e kanalizimeve në fshatrat Gërçec dhe Sfillare”, ka theksuar Murati.

I pranishëm në përurimin e vënies në funksion të kanalizimit, ministri i Drejtësisë dhe ish-kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti, ka thënë se projektet e tilla janë fryt i bashkëpunimit të suksesshëm mes pushtetit lokal dhe Qeverisë.

“Ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit të pushtetit lokal dhe Qeverisë për përmirësimin e kushteve të qytetareve të kësaj ane, gjegjësisht të banorëve të kësaj lagje në Kondovë. Qeveria ka mbështetur dhe do t’i mbështesë projektet e Komunës së Sarajit”, ka deklaruar ministri.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}