KORIGJIM TË SHPALLJES nr. 1/2012

Në shpalljen nr. 1/2012, e shpallur në mediumet e shtypyra Fokus, Utrinski Vesnik dhe Zhurnal më datën  28.11.2012, si dhe në Gazetën Zyrtare të R.M. nr. 149/2012 të shpallur më datën 27.11.2012 për tjetërsimin e tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë me anë të ankandit publik elektronik në Komunën e Sarajit, bëhet korigjim në pajtim me përcaktimet ligjore për ndryshim dhe plotësim të ligjit për tokë ndërtimore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 144/12) edhe atë:

 Kapitulli ,,PROCEDURA,, ndryshohet dhe thot:
1. Komisioni i informon ata të cilët kan paraqitë fletëparaqitje për kompletshmërinë e të njejtave në rugë elektronike, në afat prej tre ditëve nga dita e paraqitjes të të njejtave, me çrastë paraqitësit e fletparaqitjeve të cilët kanë dorëzuar dokumentacione të kompletuara ju dorëzohet edhe emër shfrytëzues dhe shifër për pjesmarje në ankand publik elektronik, kurse paraqitësit e fletëparaqitjeve të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar ju jep njoftim me arsyetim se të njejtit nuk do të marin pjesë në ankandin publik. 
2. Në ditën e mbajtjes së ankandit publik elektronik pjesmarësit kyçen në internet faqen me emrin shfrytëzues dhe shifrën të cilën e kanë pranuar në e-mail adresën e dhënun si shtojcë e fletëparaqitjes për pjesmarje në ankand publik.
3. Ankandi publik elektronik mundet të filloje së paku me një pjesmarës në ankandin publik, për sejcilën ngastër ndërtimore veç e veç.
4. Ankandin publik elektronik e ndjek komisioni i formuar nga Kryetari i Komunës së Sarajit.
5. Ankandi publik elektronik fillon me shpalljen e çmimit fillëstarë të tokës për  metër katrorë, kurse krahasohet me anë të tjetërsimit (shitjes) nga ana e pjesmarësve.
6. Tjetërsimi (shitja) bëhet ,,hap pas hapi,, me ritjen e vlerës në çdo ,,hap,, jo ma pak se 35 denarë për 1m2.   
7. Ankandi publik elektronik llogaritet i kryer në momentin e skadimit të kohës së përcaktuar në  shpallje, me çrast nëse pas skadimit të dy minutave të fundit nga ana e pjesëmarësve është dhënë ofertë, koha e fundit për mbarimin  e ankandit publik vazhdohet edhe për dy minuta. Ankandi publik vazhdon pa kufi deri atëherë deri sa në interval kohorë prej dy minutave ka ofertë të re.
8. Pjesmarësi në ankëndin publik i cili ka ofruar çmim ma të lartë e fiton statusin e ofertuesit ma të volitshëm.
9. Komisioni pas mbarimit të ankëndit publik përgatit proçesverbal për realizimin e ankandit publik  dhe në rugë elektronike va dërgon të gjithë pjesmarësve në ankandin publik.
10. Ofertuesi ma i volitshëm është i obliguar në afat prej 15 ditëve nga dita e mbarimit të procedurës për ankëndin publik ti paguajë mjetet në pajtim me çmimin përfundimtarë të aritur në ankand.
11. Deri sa ofertuesi ma i volitshëm nuk i paguan mjetet  në afatin e caktuar, do të aktivizohet garanca bankare për seriozitetin e ofertës , do të llogaritet se toka ndërtimore nuk është tjetërsuar (shitur), nuk do të mundet  të kyçet kontratë për tjetërsim dhe  mjetet e deponuara nga oferuesi ma i volitshëm nuk do ti kthehen dhe i njejti nuk do të mundet të mare pjesë në sejcilin ankand publik në të ardhmen për lëndën e asaj ngastre katastrale.
12. Pas bërjes së pagesës në afatin e caktuar, Kryetari i Komunës së Sarajit lidhë kontratë me ofertuesin ma të volitshëm për tjetërsimin e tokës ndërtimore  pronësi e Republikës së Maqedonisë.
13. Me kontratën blerësi obligohet në afat prej 30 ditëve nga nënshkrimi i të njejtit të vërtetohet në noter përshkak solemnizimit, në të kundërtën kontrata njëanshëm do të ndërpritet dhe 20% nga sasia e përgjithshmee mjeteve për tjetërsim nuk do ti kthehen blerësit.
14. Me kontratën blerësi obligohet në afat prej 12 muajve  nga solemnizimi i ofertës  të siguroje leje ndërtimi të objekteve të parapara dhe është i obliguar token  ta ndërtoje në pajtim me planin urbanistik sipas të cilës i njejti është tjetërsuar në afat jo ma tepër se 6 vjet nga dita e plotfuqishmërisë së lejës për ndërtim, me çrast nëse nuk respektohen afatet e lartëpërmendura  me fajin e blerësit, i njejti do të ketë obligim të paguajë denim të kontraktuar për mosrespektim të afatit në lartësi prej 1,5% nga sasia e përgjithshme e çmimit të arituar në ankandin publik të tokës lëndë për çdo muaj të kaluar në vitin e parë nga skadimi i afatit, në të vërtetë 3% nga sasia e përgjithshme e çmimit të aritur në ankandin publik në tokën lëndë  për çdo muaj të kaluar të vitit të dytë nga skadimi i afatit, në të vërtetë 4,5% nga sasia e aritur e çmimit të përgjithshëm në ankandin publik  të tokës lëndë për çdo muaj të kaluar në vitin e tretë dhe çdo vit i ardhshëm nga skadimi i afatit.    
15. Ofertuesi ma i volitshëm obligohet ta paguajë tatimin në qarkullim i cili do të dalë si obligim me lidhjen e kontratës për tjetërsim të tokës ndërtimore.
16. Në çmimin e tokës ndërtimore nuk është i kyçur kompenzimi për regullimin e tokës ndërtimore.
17. Shpenzimet  për procedurën e noterit dhe evidentimin në evidencën e patundshmërisë në Agjencionin  katastral për patundshmëri bien në ngarkesë të blerësit të tokës ndërtimore.
18. Pjesmarësit e pakënaqur nga ankandi publik munden të deklarojnë ankimimin deri te Komisioni në afat prej 3 ditëve nga mbajtja e ankandit publik elektronik. Pas ankimimit me vendim Komisioni është i obliguar të vendosë në afat prej pes ditëve nga pranimi  i të njejtit.

Gjithçka tjetër në shpalljen ngel e njejtë:
Ki korigjim I shpalljes do të shpallet edhe në WEB faqen e Komunës së Sarajit www.saraj.gov.mk

KOMISIONI PËR REALIZIMIN E PROCEDURËS
PËR ANKAND PUBLIK ELEKTRONIK

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}