Krerët e komunave Saraj dhe Gjoçe Petrov apelojnë të mos cënohet lëvizja e lirë e qytetarëve

 
“Apeli im është që policia të ketë qasje të drejtë e jo selektive, të zbulohen të gjithë kryerësit e veprave, që dogjën urën në vendbanimin Llokë dhe ata që thyen dyqanet e banorëve shqiptarë në komunën e Gjorçe Petorvit. Ne si komunë dënojmë çdo akt dhe do të bëjmë çmos, sepse siguria është kriteri kryesor, lëvizja e lirë është prioritet numër një”, – theksoi kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati.
 
Murati dhe Mitrevski njëherit ftojnë qytetarët që të rekreohen si dikur së bashku në Qendrën Rekreative në Saraj, si dhe bënë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në turneun në futboll që do të organizohet në fundjavë në fshatin Shishovë ku do të luajnë Gjorçe Petrovi dhe Saraji.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}