Kryetari i Sarajit, mysafir në televizionin”AB”

8 korik 2009-Në këtë emision, Kryetari i Komunës , ka prezantuar projektet e tija dhe planet për zhvillim lokal , ato në infrastrukturë  si dhe strategjinë për zhvillimin e Sarajit në katër vitet e ardhshme. Ai është shprehur se problemi kryesore me të cilin ballafaqohet institucioni  që drejton ai është , objekti i Komunës , pasiqë Komuna e Sarajit është e vetmja komunë e cila ende nuk ka siguruar objekt të vetin. Si problem tjetër me të cilin ballafaqohet Komuna e Sarajit  është edhe ura që lidh fshatrat e Sarajit me qytetin e Shkupit. Kjo urë është në gjendje të mjerueshme për shkak të dëmtimeve të shumta dhe lënies pas dore  nga institucionet shtetërore dhe garnitura e kaluar e kësaj Komune. Kryetari i Sarajit , ka thënë se edhe pse qeveria e Maqedonisë , dy herë  ka ndarë mjete për rekonstruimin e urës , udhëheqësia e kaluar , të nejtat nuk i ka shfrytëzuar për ndërtimin e urës. Kryetari i Sarajit, gjithashtu , ka shfaqur brengosjen e tij për situatën në të cilën gjendet momentalisht, Liqeni “Treska”, i cili nga një vend për rekreim , është shëndruar në  kënetë. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}