Saraj 20 janar 2010- Në fshatin Lubin të komunë së Sarajit në mënyrë solemne është lëshuar në përdorim objektin e ri të shkollës fillore “Dituria”. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi si dhe zëvnedësministrja e arsimit dhe shkencës Lindita Qazimi. Me ndërtimin e objektit të ri shkollorë nxënësit e Lubinit nuk do të kenë nevojë që të udhëtojnë deri në Saraj, pasiqë tani do proçesin edukativo-arsimorë do ta ndjekin në vendbanimin e tyre. “Banorët e fshtait Lubin 20 Janarin e vitit 2010 do ta mbajnë mend pasiqë nga kjo ditë fëmijët e tyre duke filluar që nga klasa e parë deri në të nëntën procesin edukativo arsimorë do të mund ta ndjekin në vendbanimin e tyre dhe nuk do të kenë nevojë që fëmijët të udhëtojnë deri në Shkollën qendrore në Saraj, tani për tani kjo u është mundësuar vetëm nxënësve të cilët procesin edukativo-arsimorë e ndjekin vetëm në gjuhën boshnjake ndërsa deri në fund të këtij viti shpresojmë që edhe nxënësit shqiptarë mësimin ta ndjekin në vendbanimin e tyre .”ka thënë kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Për zgjërimin e kësaj shkolle komuna e Sarajit nga buxheti I saj ka ndarë 2 milion denarë ndërsa me mjete të tyre kanë participuar edhe banorët e Lubinit si dhe OSBE-ja. “ Vetëm disa muaj qeverisje aritëm që nga buxheti I Komunës të ndajmë 150 mijë euro dhe të investojmë në rindërtimin e objekteve shkollore nëpër të gjitha vendbanimet e Komunës tonë. Edhe përkundër kësaj sitiuate Komuna që drejtoj unë nuk do të kursejë në edukimin dhe emancipimin e gjeneratave të reja. Vitin e kaluar për dhjetë maturantët më të mirë siguruam bursa për të studiuar në Universitetet e vendit . Qëllimi jonë nuk është të përfundojmë këtu edhe përkundër krizës ekonomike e cila padyshim që e ka prekur edhe komunën tonë ne do të investojmë në gjeneratat e reja. Ne si pushtet local të cilët menaxhojmë me arsimin fillorë jemi të obliguar që të punojmë në ngritjen e nivelit të procesit edukativo-arsimorë, pasiqë vetëm në këtë mënyrë do ti mund ti përballojmë sfidat që na presin sepse vlerat evropiane nuk njohin vlera tjera përveç diturisë, dhe arsimit”ka thënë krytari i Sarajit Blerim Bexheti. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}