Ky fshat,gjendet në juglindje të Dërvendit.Emrin mat-i(m) e gjejmë edhe në Fjalorin e Gjuhës shqipe (breg lumi) .Si ojkonim e hasëm në historin e Jugosllavisë së dikurshme,të vitit1839,në kohën kur ishte ndërtuar kisha Andrashe .Atë e kishte ndërtuar Andrea djali i Kral Vukashinit. Popullata maqedonase ,si më e vjetra këtu është me prejardhje nga rethi i Matit(nga Shqipëria e Mesme )të ardhur këtu para 210vitesh ,nga familja Magjovci; si dhe familja Grozdani me të parin e tyre Grozdanin dhe djalin e tij Boshkon.
Ojkonimi Matë vjen nga rrënja Mat nga se themelues të Matkës janë banorët e Matitmatjanasit: Magjovci maqedonas si dhe Shkeka ,shqiptarë .Një gojëdhënë dërvenase pohon:banorët shqiptar të saj janë më të vjetër se sa maqedonasit ,janë të ardhur nga Dardha e Shqipërisë,njësoj sikurse Dardhorët e Bojanës.
Nofka e tyre Doldurë t(shqiptarë) janë autoktonë ,nga Dibra e Maqedonisë .Sipas Çabejt Mat është fjalë shqipe-buzë lumi.Në aspektin antropologjik popullata e hershme shqiptare e saj ka etnogjezë prej familjes Muzakaj të Shqipërisë ,duke ndërlidhur emrin e kishës së tyre Andreashe Fjala Andreashe ,vjen nga emri vetanak Andreus (1274)-nga familja Muzakaj , e një dere bujare nga Shqipërija e Mesme me burim prej krahinë së Oparit. Këtu në Matkë ka gjalluar edhe toponimi Katundish (sot i asgjësuar),që paraqet thjesht fjalë shqipe katund-fshat. Për fjalën Mat prof.Çabej thotë se ka mundësi të jetë fjalë Shqipe. SHKEKE Llagap,sot emër mëhalle.
Njihen si blektorë,terzij e tagrambledhës në kohën osmane. Ata kanë qenë shqiptarët të pasur, kan mbajtur kashnik (tirqi) të shajakut të Gjakovës ,kanë qenë më të pasur se shqiptarët e tjerë tëDërvendit. Quhen keshtu se kishin mbajtur tirqi me shkeka (fallate) .Se kanë qenë terzij (rrobaqepës) dëshmon edhe ajo se sot e kësaj dite ekziston mikrotoponimi ,Shpella e terzijve. Kanë qenë vazal te regjimit osman e agallarë sipronare të Çiflukut,të Lubinit e të Ozorçinit(të Orizares së sotme).Por nga ana tjetër ,kanë qenë edhe patriotë .Të përmendim sei pari i tyre ,i johur me emrin Ibrahim Aga,në atë kohë kishte marë pjesë si deputet në lidhjen e Prizrenit (1878)