Mbledhje me drejtorët e shkollave.

Mbledhje me drejtorët e shkollave.
Sot më 29.08.2023, shërbimi për arsim pranë komunës së Sarajit mbajti mbledhje kordinative me drejtorët e shkollave fillore komunale dhe Kopshtit për fëmijë.
Në mbledhje mori pjesë edhe sekretari i komunës z.Imer Dervishi.
Në këtë mbledhje koordinative u bisedua për përgatitjet e secilës shkollë veç e veç dhe kopshtit për fëmijë, dhe shqyrtuan gatishmëritë e tyre organizative për fillimin dhe rrjedhën sa më cilësore të procesit edukativo arsimor, për vitin shkollor 2023/2024.
Në fund të këtij takimi, u konstatua se procesi mësimor mund të filloi me datën 1 shtator dhe njëherit nxënësve dhe punonjësve të arsimit iu urojmë një fillim vit të mbar dhe të suksesshëm