Me datë 04.11.2023 me ftesë të kryetarit z. Clive Pulis, ne vizituam komunën e Isla të Maltës, me të cilën komuna e Sarajit më 24.03.2023 nënshkruajti marëveshje binjakëzimi.

Me datë 04.11.2023 me ftesë të kryetarit z. Clive Pulis, ne vizituam komunën e Isla të Maltës, me të cilën komuna e Sarajit më 24.03.2023 nënshkruajti marëveshje binjakëzimi.
Vizita kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe shqyrtimin e projekteve që mund të na ndihmojnë në modernizimin dhe urbanizimin e komunës së Sarajit. Për këtë qëllim kemi parë disa projekte të financuara nga BE-ja dhe kemi specifikuar projektet prioritare për të cilat do të aplikonim për fondet e BE-së me ndihmën e komunës së Islës.
Vizita ishte e suksesshme dhe ne shprehim mirënjohjen tonë për kryetarin e komunës z. Clive Pulis, i cili na dha udhëzime të mëtejshme se si duhet të punojmë në kontekstin e një komune evropiane.