Këshilli Komunal i komunës së Sarajit ka miratuar buxhetin për vitin 2011, vlera e të cilit arin shumën prej reth 330 milion denarë dhe i njejti është 50 milion më I lartë sesa vitin e kaluar. Buxheti komunal përbëhet nga, buxheti themelorë i cili është 136 milion denarë, aktivitet vetëfinacuese 500 mij denarë, donacione 6,5 milion denarë dhe dotacione 189 milion denarë. Nga shuma e përgjithshme e buxhetit themelor, mbi 51 për qindë të mjeteve buxhetore planifikohen për investime kapitale, ndërsa pjesa tjetër për shpenzimet për funksionimin e komunës, rroga, subvencione dhe transfere . Në projeksionin për buxhetin e vitit 2011, nuk kanë hyrë kreditë të cilat pushteti lokal në Sarj pret që t’i merr prej institucioneve ndërkombëtare financiare të dedikuara për disa projekte madhore infrastrukturore. Ky është buxhet stabilizues financiaar dhe progresiv. Sipas planifikimeve të Komunës dhe kryetarit të sajë Blerim Bexheti një pjesë e madhe e mjeteve buxhetore u dedikohen investimeve kapitale, si në investime infarstrukturore, sisteme të kanalizimeve fekale, sisteme të ujsjellsëve ,investime në arsim, kulturë dhe sport.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}