Saraj, 28 korrik 2010-Komuna e Sarajit, po vazhdon aktivitete e saja në përmirësimin e infrastrukturës rrugore si dhe asaj energjetike në të gjitha vendbanimet e saja, me çrast në katër fshatra në Saraj, Lubin , Gërçec dhe Krushopek nëpër të gjitha rrugicat është instaluar ndriçimi public. Komuna e Sarajit në bëzë të projektit të saj për ndriçimin teknik aktivitetin e saj do ta vazhdojë në të gjitha vendbanimet me çrast të gjitha rrugicat do të instalohen ndriçimet publike. Për këtë aktivitet Komuna e Sarajit nga buxheti i saj ka ndarë 1,5 milion denarë .Përveç instalimit të ndriçimit public komuna e sarajit aktivitetet e saja I ka shtruar edhe në infrastrukturën rrugore dhe në bashkëpunim me banorët e saj me sukses është duke realizuar projektin për shtruarjen e rrugëve me pllalka të betonit.Vendosja e këtyre pllakave është realizuar në bashkëpunim me qytetarët të cilët në realizimin e këtyre projekteve kanë paricipuar me tridhjetë për qind , ndërsa me shtatëdhjet komuna e Sarajit. Deri më tani janë shtruar shtatë rrugica dhe atë katër në fshatin Rashçe, dy në Kondovë dhe një në Bukoviç, ndërsa deri në fund të vitit me pllaka të betonit do të shtrohen edhe gjashtë rrugica në Saraj, pesë në Lubin dhe nga një rrugicë në fshatrat Radushë, Semenisht, Bojanë , dhe , Llaskarë. Komuna e Sarajit për këtë project ka ndarë 10 miion denarë. Përveç këtyre projekteve Komuna e sarajit në bashkëpunim me Ndërmarjen për ujsjellës dhe kanalizim, ka bërë rinovimin dhe përmirësimin e rjetit të ujësjellësit nëpër të gjitha vendbanimet e Sarajit.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}