Në kuadër të Projektit për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve, sot u mbajt mbledhje e parë me përfaqësuesit e USAID-it.
Si fillim i bashkëpunimit dhe në drejtim të fillimit të aktiviteteve konkrete, me ndihmën e përfaqësuesve të USAID-it, në këtë mbledhje është bërë analizë e kapaciteteve te komunës sonë përmes instrumentit për vetëvlerësimin e finansimit komunal dhe proceseve që lidhen me menaxhimin e tyre.
Theks të veçantë në procesin e vetëvlerësimit kishte planifikimi dhe mbledhja e të hyrave komunale, menaxhimi me finasat publike, planifikimi dhe realizimi i buxhetit, transparenca, llogaridhënia fiskale, etj.
Qëllimi kryesor i këtij Projektit është ”Rritja e matshme e të ardhurave të vetëqeverisjes lokale nga burime të veta si dhe finansim i jashtëm i vetëqeverisjes lokale, rritje të nivelit të zbatimit të buxheteve të tyre në përputhje me kërkesat për buxhetim dhe raportim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. ”