Në lidhje me Projektin “Rindërtimi i rrugës lokale nga vendbanimi Sfillare e Poshtme deri në Sfillare të Epërme”, sot në sallën e komunës së Sarajit u mbajt debat publik, ku përfaqësues nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve prezentuan para banorëve dhe zyrtarëve komunal Planin për Menaxhimin e Aspektit Mjedisor dhe Social që duhet të jet në përputhje me Standardet për Aspekte Mjedisore dhe Sociale të Bankës Botërore.
Takimet mes banorëve dhe projektuesve do të vazhdojnë edhe tutje, me qëllim që të definohen të gjitha detajet në lidhje me projektin.