Në mbledhjen e fundit të këshillit Komunal u miratua propozim vendimi për përcaktimin e planit urbanistik për vendbanimin Krushopek dhe Llokë, periudha planifikuese (2018-2028).

Në mbledhjen e fundit të këshillit Komunal u miratua propozim vendimi për përcaktimin e planit urbanistik për vendbanimin Krushopek dhe Llokë, periudha planifikuese (2018-2028).

Sipas Programit Vjetor për përgatitjen e planeve urbanistike për vitin 2016, Komuna e Sarajit kishte filluar miratimin e Planit Urbanistik për fshatin Krushopek dhe Llokë të komunës Saraj (2018 – 2028).
Qëllimi i Planit Urbanistik është të krijojë kushte për zhvillim hapësinor në këto vendbabime fushore për të cilin ekziston një Akt i Përgjithshëm për Krushopek, miratuar me Vendimin nr. 07 – 61/5 i datës 08.02.2005, i cili nuk është i harmonizuar me legjislacionin ekzistues.
Përgatitja e UPS Krushopek do të krijojë kushte për modernizimin e kushteve të jetesës dhe të punës, për të përmirësuar arsimin, shëndetësinë dhe shërbimet, furnizimin ditor, sportin dhe rekreacionin, nevojat kulturore dhe rregullimin komunal në fshatin Krushopek dhe Llokë.