Në prezencë të zëvendës kryetarit të komunës z. Iljas Veseli, Drejtorit të Pylltarisë dhe ekonomisë së Ujrave z. Isni Jakupi dhe zv. Ministres së Bujqësisë znj. Vjollca Berisha, sot filluan punimet ndërtuese për rekonstruimin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes që kalon nëpër vendbanimet: Matkë, Shishovë, Gërçec dhe Krushopek.
Sistemi i ujitjes është sistem i mbyllur në gypa, në gjatësi prej 17 km, me kapacitet prej 160 litra në sekond dhe do të mbulojë hapësira prej 150 hektarë. Në projekt janë të paraparë 82 hidrant që do të mundësojnë kyçjen e tokave bujqësore nëpër të cilat kalon sistemi.
Projekti kap vlerën prej 228.882.180 den. me tvsh (3.721.661 eu) dhe pritet që të ndikoj dukshëm në zhvillimin e bujqësisë dhe agrokulturës në këtë zonë të komunës së Sarajit.