Saraj 1 qershor 2009- Me këtë memorandum Komuna e Sarajit ka fituar dhjetë bursa të cilat do t’u ndajë dhjetë nxënësve më të mirë të cilët do të kenë mundësi të vazhdojnë shkollimin falas në Universitetin “Internacional Ballkan University”. "Memorandumi mes Komunës tonë dhe Universitetit Ballkanik në Maqedoni para së gjithash ka karakter human dhe njerëzor për nxënësit të cilët do të mbarojnë shkollimin e mesëm me sukses të shkëlqyer, do të kenë mundësi t’i vazhdojnë mësimet në këtë universitet. Ne si komunë në bashkëpunim me Universitetin Ballkanik për dhjetë nxënësit më të mirë kemi siguruar bursa respektivisht shkollim falas për nxënësit më të mirë të Komunës së Sarajit", ka thënë Bexheti. Kryetari i Komunës ka siguruar se institucioni që drejton ai do ti ndërmar të gjitha hapat për realizimin e këtij projekti sepse në nëpër vendbanimet e Komunës tonë ekziston një trend i mirë dhe të rinjtë gjithnjë e më tepër vazhdojnë shkollimin e tyre universitar. Rektori i Universitetit “Internacional Ballkan University”, Hyner Senxhan ka shprehur falenderimin e tij për bashkëpunimin me Komunën e Sarajit dhe ka siguruar se ky trend i bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Shpresojmë se ky protokoll do të risë nivelin e bashkëpunimit mes Komunës dhe Universitetit. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me komunat tjera dhe t’iu ndihmojnë në trajnimin e administratës komunale” ka thënë Sencan. Protokoll të ngjashëm bashkëpunimi ky Universitet ka nënshkruar edhe me Komunë e Çairit. Universiteti “Internacional Balkan University” është themeluar në vitin 2006, ndërsa me punë ka filluar në vitin akademik 2007-2008, ku janë të përfshirë pesë fakultete me shtatë grupe studimore.