Nga 1 janari fillon grumbullimi i taksave komunale

Komuna e Sarajit duke filluar nga 1 janari i vitit 2011, do të fillojë me grumbullimin e taksave për kyçje në rrjetin e kanalizimit si dhe taksat komunale për grumbullimin e mbeturinave. “Ju bëjmë apel të gjith qytetarëve të Komunës së Sarajit se duhet ti kryejnë obligimet e tyre për pagesën e taksave për kyçje në rrjetin e kanalizimit fekal. Për kyçje në rrjetin e kanlizimit qytetarët do të duhet të paguajnë 130 euro për ato vendbanime ku tani më lëshohet në përdorim sistemi i kanalizimit, ndërsa taksa mujore për mirëmbajtje të rrjetit është 150 denarë në muaj . Të gjith ata persona të cilët do të kyçen në  pa leje do të gjobiten edhe atë me një shumë prej 300 deri në 500 euro.”, deklaroi drejtori i Ndërmarjes  Komunale “Saraj”, Qamil Kovaçi.Ai gjithashtu paralajmëroi se nga fillimi i vitit të ardhshëm komuna e Sarajit do të fillojë edhe grumbullimin e taksës mujore për grumbullimin e mbeturinave . “Ne si ndërmarje Komunale nuk jemi të kënaqur edhe me pagimin e taksës për grumbullimin e mbeturinave nëpër ato vendbanime ku vepronë ndërmarja. Bëhet fjalë për një numër shumë të vogël të cilët paguajnë këtë taksë komunale, ndërkaq një pjesë e madhe prej tyre anashkalojnë këtë taksë të cilën edhe e kanë obligim ligjorë”, ka thënë Kovaçi, duke paralajmëruar se ndërmarja komunale e Sarajit do ti ndërmer të gjitha masat  ligjore përfshirë edhe paditjen e qytetratëve të cilët nuk do ti kryejnë obligimet e tyre për pagesat e taksave komunale.       

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}