Një vit I mbarë dhe I suksesshëm për të gjith nxënësit

Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati, ju dëshiron punë të mbarë dhe të suksesshme të gjithë nxënësve  dhe mësimdhënësve, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2012-2013.

“Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, që shënon një vit të ri në përpjekjet tona të përbashkëta në rrugën e dijes dhe formimit të së ardhmes sonë, është një kënaqësi e veçantë për mua që gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve t’ju uroj që këtë vit shkollor ta përcjellë zelli, disiplina, vullneti dhe serioziteti. Në mënyrë të veçantë, uroj vogëlushët të cilët për herë të parë po ulen në bankat shkollore “, thuhet në telegramin e Kryetarit të Komunës, drejtuar nxënësve dhe arsimtarëve.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}