Olimdiada shkollore”Saraj 2011″

Në komunën e Sarajit ka filluar Olimpiada tradicionale shkollore e dhjeta me radhë. Për herë të parë në këtë manifestim po marin pjesë edhe nxënësit nga shkollat e komunës së Haraçinës ndërsa për të dytën herë në këto gara kanë marë pjesë edhe nxënësit nga Komuna e Zhelinës. Olimpiada filloi më 12 maj, ndërsa do të përmbyllet të dielën më 21 maj me garat në disiplinat sportive. Komuna e Sarajit për të gjithë pjesëmarrësit në Olimpiadën shkollore ka paraparë edhe shpërblime . Për vendet e para dhe të dyta do të ndahen medalje, ndërsa për nxënësit që do të fitojnë vendin e tretë do të ndahen diploma. Komuna e Sarajit për të gjithë fituesit e Olimpiadës do të organizojë ekskursion dyditorë në qytetin e Strugë.