Fitues për këte vitë i “Olimpiadës Shkollore”- Saraj, u shpalll shkolla fillore “Sami Frashri”, nga Gllumova, vendin e dyt e mori “Dituria”, nga Sraji dhe vendin e trete e mori “Bajram Shabani” nga Kondova.
Pas garave të diturisë, në Parkun e Komunës së Sarajit, u organizua “Olimpiada Shkollore” në Sport ku sportistët më të mirë të 7 shkollave të komunës së Sarajit dhe rrethinës u dekoruan me medale nga Kyretari i Komunës Bekim Murati.
“Synimi im dhe i komunës së Sarajit është të shfrytëzohen të gjitha përparsit, të shfrytëzohen këto bukuri natyrore, në trajnimin e gjeneratve të reja, mua më vjen mirë shumë nxënës që kanë dalur nga shkollat e Komunës së Sarajit kanë arritur suksese të larta si në sportë ashtu edhe në të gjitha sferat”, theksoi kryetari i komunë së Sarajit, Bekim Murati.
“Garojnë të gjithë shkollat që janë në territorin e komunës së Sarajit, pra 7 shkolla me nga 4 nxënës. dmth marrin pjesë një numër I madh nxënësish, vrapim ku përfshihen edhe meshkujt edhe femrat, volejboll, futboll dhe kërcim”, theksoi Kryetar i Komisionit për Organizimin e Olimpiadës Nexhat Fazliu.
Olimpiada Shkollore e Sportit është bërë tashmë traditë në këtë komunë dhe këtë vit shënoi 11 vjetorin e funksionimit.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}